Produktet

Çelik betoni i brinjëzuar

Çeliku i betonit të brinjëzuar ka përdorim të gjerë në ndërtimtari, ndërtim rrugor, ndërtim tuneli dhe aktivitete të tjera infrastrukturore. Ky produkt është i pajisur me certifikatën TÜV për sistem të menaxhimit të cilësisë në përputhje me kërkesat ISO 9001:2008, ISO 14001:2009, BS OHSAS 18001:2007.

Asortimani

Në programin e prodhimit të çelikut të betonit të brinjëzuar gjenden dimensionet në vijim:

 

Diametri nominal(mm) Sipërfaqja nominale e prerjes së tërthortë (cm²) Masa nominale (kg/m)
8 0.503 0.395
10 0.785 0.617
12 1.130 0.888
14 1.540 1.210
16 2.010 1.580
18 2.54 2.000
20 3.140 2.470
22 3.80 2.982
25 4.910 3.850
28 6.160 4.830
32 8.040 6.310

Standardet dhe cilësia e çelikut

Çeliku i betonit të brinjizuar dorëzohet sipas standardeve në vijim:

  • Sipas standardit DIN 488 të cilësisë BSt 420S dhe BSt 500S
  • Sipas normës europiane EN 10080- B500B dhe B500A
  • Sipas standardit austriak ÖNORM B4200/7 BSt 550

Me kërkese të bleresit është i mundshëm prodhimi i çelikut të betonit të brinjëzuar sipas standardeve kombëtare, në përputhje me mundesitë teknike të prodhuesit.

Bashkëpunimi me VAM jua mundëson shndërrimin e ideve në projekte që formojnë të ardhmen