VAM është furnizues kryesor në tregun kosovar dhe rajonal i produkteve te ndryshme te çelikut që përdoren në ndërtim. Ai ofron një gamë të gjerë të produkteve të çelikut dhe instrumentave për nevojat e industrisë së ndërtimit, konstruktorëve, investuesve në patundshmëri dhe për të gjithë ata që bazë të veprimtarisë së tyre e kanë çelikun cilësor.

Misioni

Të bëhemi të pazëvendësueshëm për klientët tanë duke iu ofruar produkte dhe shërbime të cilësisë së lartë, të cilat i ndihmojnë ata të arrijnë qëllimet e tyre.

Vizioni

Të jemi zgjedhja e parë në tregun e përpunimit të armaturës nëpërmjet ofrimit të produkteve dhe shërbimeve cilësore që krijojnë një mjedis të sigurtë dhe të jemi faktorë kyç në realizimin e projekteve të cilësisë së lartë që ia rritin vlerën investimeve të klientëve tanë.

Vlerat tona

Besueshmëria
Transparenca
Efikasiteti
Korrektësia

Kompania Vam Trade sh.p.k. Prishtinë është themeluar në vitin 1994 nga Xhemail Ismajli.

 

Ishte kohë sfiduese në vitet 90-të kur z. Xhemail Ismajli nisi investimin në Kosovë, duke ngritur një depo të vogël në Vetërnik, ku bëhej shitja e armaturës sipas kërkesës së tregut. Sot VAM vazhdon të udhëhiqet nga i biri i tij, Arianit Ismaili.

Ndërmarrja ka filluar punën me një nënpunës dhe me një kapital simbolik. Duke punuar me përkushtim, vizion dhe me këmbëngulje për të arritur rezultate sa më të mira, sot VAM e ka zgjeruar veprimtarinë e vet. Pa dyshim, ai konsiderohet si një nga furnizuesit kryesorë të tregut kosovar me çelik për ndërtim dhe të ngjashme.

 

Në vitin 2008, kompania e ka ndërruar lokacionin në një hapësirë më të madhe në periferi të Prishtinës. Gjithashtu, është rritur edhe numri i punonjësve, të cilët janë meritorë në zhvillimin e hovshëm të kompanisë.

VAM në shifra

30

Vite në treg

54

Punëtorë

5000

100t

Prodhim në ditë

Ekipi drejtues ekzekutiv

Ekipi drejtues i VAM është një grup dinamik individësh, të bashkuar në përkushtimin e tyre për të fituar besimin e anëtarëve të ekipit, klientëve dhe partnerëve. Së bashku, ata na udhëheqin drejt arritjes së vizionit tonë të përbashkët për ngritjen e biznesit të ndërtimit.

Arianit Ismaili
Pronar
Dardan Kastrati
Drejtor ekzekutiv i VAM Bend
Vesel Makolli
Drejtor i shitjes
Eranda Berisha Ismaili
Financiere
Shkëndije Asllani
Menaxhere e financave
Nehire Dinarama
Kryeinxhiniere
  • Partnerët

    Në përputhje me qëllimin tonë për të siguruar cilësinë dhe shërbimin e lartë, ne punojmë me furnizues të besueshëm dhe të njohur në industrinë e çelikut, dhe gjithashtu zhvillojmë marrëdhënie të mira me klientët dhe kompanitë e ndërtimit për të krijuar një partneritet të qëndrueshëm dhe afatgjatë.

  • Çfarë thonë klientët tanë?

    Për VAM, nuk ka dallim midis projekteve të mëdha dhe atyre të vogla. Ata shfaqin një seriozitet dhe përgjegjshmëri të njëjtë në çdo projekt. Kjo bindje jonë është rezultat i përvojës së tyre të konsoliduar dhe profesionalizmit të tyre të vazhdueshëm.

    Të saktë në kohë, të përkushtuar në punë, por edhe të arsyeshëm në çmime.

    Bashkëpunimi me VAM ishte një përvojë e mrekullueshme për kompaninë tonë. Ata vlerësojnë me kujdes çdo detaj të projektit dhe operojnë me një ekip të shkëlqyeshëm të profesionistëve.

    Ndihma dhe përkrahja e VAM gjatë gjithë procesit ishte e shkëlqyer, duke siguruar që çdo detaj të trajtohej me kujdes dhe precizitet. Rekomandoj VAM për cilindo që kërkon shërbime të besueshme dhe cilësore.

    Partneriteti afatgjatë me VAM ka qenë një faktor kryesor në arritjen e pozicionit tonë si lider në treg. Ndihma dhe përkrahja e tyre e palëkundur kanë bërë që kompania jonë të shfaqet në nivele të reja të suksesit.

    Në bashkëpunim me VAM, kemi pasur mundësinë të zhvillojmë dhe të realizojmë strategjitë tona me një shkallë cilësore të lartë dhe një qëllim të qartë drejt rezultateve të shkëlqyera.