Lider në përpunimin
e armaturës në vend

Vam Bend bën ofrimin e zgjidhjeve të veçanta për të gjitha nevojat e ndërtimit në lidhje me armaturën e përpunuar.

Me qëllim që t’i afrohet më pranë industrisë së infrastrukturës, Vam Bend-i tenton ta thjeshtësojë punën dhe të sjellë konstruksione të gatshme për të gjitha rastet kur kemi të bëjmë me përdorimin e armaturës. Kompania Vam Bend me ekipin e saj të kualifikuar të inxhinierëve dhe të operatorëve të specializuar me përvojë, siguron që produkti përfundimtar të realizohet me cilësi të lartë dhe pa kurrfarë vonese.

Kompania ka në dispozicion mjete të nevojshme teknike profesionale dhe moderne, si dhe mjete transporti për t'i realizuar me sukses funksionet e saj. Pra, ajo ofron siguri për kryerjen e shërbimit të furnizimit me produktet e veta cilësore dhe të gjitha punët i kryen në afate të duhura kohore, duke i plotësuar të gjitha kërkesat e klientëve.

Vam Bend-i është i gatshëm t’i përmbushë nevojat e klientit për produkte të cilësisë së lartë në çdo kohë dhe në çdo rast. Çdo porosi kalon dhe mbikqyret nga personat pergjegjës, siç janë drejtori i prodhimit dhe inxhinieri.

Avantazhet e VAM BEND që e bëjnë atë partnerin tuaj ideal

1.

Makineritë ultra-moderne të teknologjisë së fundit në këtë fushëveprimtari, të cilat janë të automatizuara bëjnë që koha e përfundimit të porosive të jetë e shpejtë si dhe pa gabime.

2.

Prerja dhe lakimi bëhet në bazë të standardeve evropiane të ndërtimit, duke siguruar saktësi dhe konsistencë dhe kjo ndikon drejtpërdrejt në minimizimin e humbjeve dhe në koston e ndërtimit të objektit.

3.

Produkti final dorëzohet te klienti me kohë.

4.

Shufrat e armaturës në punishte shkojnë të pakorroduara për shkak se mbrohen në ambiente të brendshme.

5.

Shfrytëzimi më i mirë i hapësirës në punishte, logjistikës dhe infrastrukturës tjetër.

6.

Menaxhimi më i mirë i rrjedhës së parasë.

7.

Kërkesa për fuqi punëtore në vendpunishte do të ulet. Punëtorët janë të nevojshëm vetëm për vendosjen e çelikut në vend - pozicion të caktuar.

Makinat tona janë zgjidhja me ideale në fushën e përpunimit dhe formimit automatik të armaturës.

Për prodhimin e kafazeve përdorim makinën e automatizuar për saldimin e spirales me hark elektrik, e cila garanton kualitet dhe produktivet të lartë të produktit final.

Specifikat Teknike

Armatura e përpunuar
Kafazet e armaturës/ Pilotat
Diafragmat

Përjetoni punimet me armaturën e përpunuar në fabrikë për ndërtim të saktë! Makineritë tona të automatizuar kanë saktësi të përpiktë, duke siguruar që çdo shufër të plotësojë specifikimet e sakta, duke kursyer kohë dhe duke përmirësuar cilësinë e ndërtimit tuaj në krahasim me praktikat tradicionale të prerjes dhe lakimit në mënyrë manuale.

Kafazet tona të krijuara duke përdorur teknologji të avancuar, përfshirë saldimin e automatizuar të spirales
me hark elektrik, dhe sigurojnë që produkti përfundimtarë të jetë me cilësi dhe performancë të lartë. 
Punimi në mënyrë automatike i kafazeve tona eliminon gabimet, redukton mbetjet dhe maksimizon integritetin strukturor, duke tejkaluar metodat manuale.

Diafragmat tona prodhohen duke përdorur automatizimin e fundit për saktësi dhe qëndrueshmëri të pabesueshme. Ndryshe nga qasja manuale që kërkon punë intensive, teknologjia e përparuar e makinerive tona garanton saktësi në përkuljen, përpunimin dhe formimin e diafragmave. Kjo duke rezultuar në reduktim të mbetjeve materiale dhe besueshmëri të përmirësuar strukturore në krahasim me metodat që kërkojnë punë intensive.

Praktikat konvencionale si dhe të metat e tyre

Shumica e kompanive ndërtimore vendosin një numër të madh makinash të ndara për prerjen manuale dhe lakimin e shufrave. Prerja dhe lakimi i shufrave të çelikut për ndërtim bëhet në vend nga punëtorë të pakualifikuar, duke çuar në pasaktësi dhe mbeturina të çelikut, të cilat llogariten të jenë më së paku prej 5 – 8%. Prerja dhe lakimi zhvillohet në vendpunishte duke zënë hapesirë të konsiderueshme të sipërfaqes.

Bashkëpunimi me VAM jua mundëson shndërrimin e ideve në projekte që formojnë të ardhmen