Lider në importimin e produkteve
të hekurit të çelikut në vend

Veprimtaria kryesore e kompanisë është tregtia me shumicë dhe pakicë të artikujve të hekurit çelikut – armaturë për ndërtimtari; mbajtës, rrjeta, gypa të çeliktë në forma dhe dimensione të ndryshme, elektroda për saldim të llojeve e të cilësisë më të mirë dhe produkte të tjera nga teli.

Në veprimtarinë e saj bën pjesë edhe tregtimi me pajisje dhe vegla të ndryshme për xehëtari dhe miniera (çekana pneumatikë, pompa të llojeve të ndryshme), etj.

Produktet

Armaturë e brinjëzuar në rrathë (Kotur)

Procesi i prodhimit të armaturës me ftohje të kontrolluar përmes teknologjisë TEMPCORE® siguron prodhimin e armaturave me forcë të lartë dhe lidhje të përmirësuar me betonin, duke ofruar vetitë homogjene për ndërtimin e ndërtesave, urave, autostradave dhe strukturave të betonit të tjera në çdo zonë gjeografike.

Më shumë
Mbajtës kapriate i salduar

Mbajtësi kapriatë i salduar përdoret për ndërtimin e trarëve. Përdoret për trarët e dyshemesë, trarët e pllakave, dhe pllakave të dyfishta. Ky produkt është i pajisur me certifikatën TÜV për sistem të menaxhimit të cilësisë në përputhje me kërkesat ISO 9001:2008, ISO 14001:2009, BS OHSAS 18001:2007.

Më shumë
Çelik betoni i brinjëzuar

Çeliku i betonit të brinjëzuar ka përdorim të gjerë në ndërtimtari, ndërtim rrugor, ndërtim tuneli dhe aktivitete të tjera infrastrukturore. Ky produkt është i pajisur me certifikatën TÜV për sistem të menaxhimit të cilësisë në përputhje me kërkesat ISO 9001:2008, ISO 14001:2009, BS OHSAS 18001:2007.

Më shumë
Teli i ruluar

Teli i ruluar në të nxehtë ka përdorim të gjerë në prodhimin e rrjetës për armaturë dhe mbajtësit kapriatë të salduar, në prodhim të telit të ftoftë të tërhequr dhe prodhimeve të ndryshme të telit. Ky produkt është i pajisur me certifikatën TÜV për sistem të menaxhimit të cilësisë në përputhje me kërkesat ISO 9001:2008, ISO 14001:2009, BS OHSAS 18001:2007.

Më shumë
Rrjetë për armaturë

Rjeta për armaturë ka përdorim të gjerë në ndërtimtari, ndërtimin e rrugëve dhe aktiviteteve tjera të infrastrukturës. Ky produkt është i pajisur me certifikatën TÜV për sistem të menaxhimit të cilësisë në përputhje me kërkesat ISO 9001:2008, ISO 14001:2009, BS OHSAS 18001:2007.

Më shumë
Çekanë pneumatik

Për më shumë se 70 vjet, Oprema Ravne prodhon modele të ndryshme të çekaneve pneumatike. Produktet e Oprema Ravne gjejnë një përdorim të gjerë në miniera, gurëthyes dhe në mjedise të tjera ndërtimore.

Më shumë

Bashkëpunimi me VAM jua mundëson shndërrimin e ideve në projekte që formojnë të ardhmen